Zgjedhja e Presidentit, Ruçi letër Metës

Shqipëria

Zgjedhja e Presidentit, Ruçi letër Metës

Më: 12 prill 2017 Në ora: 17:27
Gramoz Ruçi, Ilir Meta, Edi Rama

Kreu i grupit Parlamentar socialist në Shqipëri,  Gramoz Ruçi i ka dërguar letër Ilir Metës, ku kërkon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Ruçi i kërkoi Metës edhe caktimin e kalendarit për Presidentin. Kjo pocedurë do të nisë 60 ditë para mbarimit të mandatit.

Po sot, Drejtori i Shërbimit Juridik të Kuvendit Alban Brati i dërgoi një memo Metës ku e njofton për procedurat dhe afatet e zgjedhjes së Presidentit të Republikës një ditë para afatit të nisjes së procedurave.

Në letër thuhej se mandati i presidentit Bujar Nishani mbaron më 24 korrik 2017 ndërsa procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, fillojnë jo më herët se 13 prilli 2017. Ndërkohë që ligji parashikon edhe procedurat në rastin e mbarimit të mandatit të Kuvendit aktual, i cili përfundon më 9 shtator të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat