Vjehrri i Jurgen Kurtit: S’donim ta vrisnim Agimin, gjakrat u nxehën kur ndërhyri gruaja e tij

Shqipëria

Vjehrri i Jurgen Kurtit: S’donim ta vrisnim Agimin, gjakrat u nxehën kur ndërhyri gruaja e tij

Më: 12 prill 2017 Në ora: 18:15
Jurgen Kurti

Zbardhet dëshmia në polici e dy prej autorëve të vrasjes së mbrëmshme në Durrës.

Agim Arapi është goditur për vdekje me mjete të forta nga dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, si dhe dhëndri i Konstandinit, Jurgen Kurti.

Ky i fundit është një emër i njohur për policinë, pasi një vit më parë u arrestua për vrasjen e babait të tij, por më pas u shpall i pafajshëm, pasi përgjegjësia e krimit i ra dajës së tij. Autorët kanë deklaruar për policinë se bashkëshortja e viktimës u ka kërkuar paratë për tubat e ajrimit. Ata janë justifikuar me faktin se Shpresa Arapi u ka kërkuar paratë pa takt në sy të personave të tjerë, shkruan “Panorama”.

 “Kemi rëndë dakord për të kaluar tubat e ajrimit nëpërmjet dyqanit të tij për në picerinë që kemi hapur disa muaj më parë. për këtë shërbim kishim rënë dakord të paguanim një shumë prej 13 mijë lekësh në muaj. Na thërriti për të na kërkuar llogari pse nuk i kishim paguar paratë e muajit dhe filloi duke ofenduar. U hodh bashkëshorti, Agim Arapi dhe aty u nxehën gjakrat. Nuk donim ta vrisnim, thjesht e goditëm disa herë”, janë shprehur dy vëllezërit Ekonomi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat