Përfundon takimi, Rama 90 minuta në zyrën e Metës

Shqipëria

Përfundon takimi, Rama 90 minuta në zyrën e Metës

Më: 12 prill 2017 Në ora: 20:19
Edi Rama dhe Ilir Meta

(E plotësuar) - Pas 90 minutash, ka përfunduar takimi mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta në Kryesinë e Kuvendit.

Dy drejtuesit e koalicioni qeverisës besohet se kanë diskutuar për krizën politike dhe për nisjen e procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri.

Takimi i tyre çdo të mërkurë, një ditë para seancës plenare, ndodh çdo javë.

Presidenti i ri, Rama shkon urgjent në zyrën e Metës

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim m aleatin në bashkëqeverisje, Ilir Metën.

Takimi po zhvillohet në zyrën e kreut të Kuvendit, në Kryesi ku në fokus është pikërisht situata politike. Dje mazhoranca  votoi e vetme ngritjen e komisionit të vettingut dhe anëtarët e tij në radhët e mazhorancës, ndërsa sot në fokus ka qenë pikërisht nisja e procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat