Meta: LSI-ja synon të mirën publike mbi egon individuale - Bota Sot
Meta: LSI-ja synon të mirën publike mbi egon individuale

Shqipëria

Meta: LSI-ja synon të mirën publike mbi egon individuale

Më: 13 prill 2017 Në ora: 10:31
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë ditën e sotme në një takim me vajza dhe gra të Njësisë 7 në Tiranë.

Meta, ka theksuar se LSI-ja është e bindur se kur i jepet shansi një gruaje i jepet shans të gjithë familjes, ku ka shtuar gjithashtu, se paqja sociale fillon te familja dhe pastaj në shoqëri dhe kudo.

Po ashtu, Meta ka dhënë edhe një mesazh ndaj politikës, ku sipas tij, politika shqiptare ka nevojë për një transformim thelbësor, që ka të bëjë me kulturën e tyre.

“Kultura që ne duam është e një klase politike që punon me përgjegjësi. Synon të mirën publike dhe vë disa prioritete mbi egon individuale apo partiake në interes të vendit”, -tha Meta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...