Arian Çani: Ja çfarë do të bëja nëse do të isha në vend të Edi Ramës

Shqipëria

Arian Çani: Ja çfarë do të bëja nëse do të isha në vend të Edi Ramës

Më: 14 prill 2017 Në ora: 07:37
Arian Çani

Në emision “Opinion” gazetari Arian Çani ka shprehur mendimin e tij për krizën aktuale politike në vend, në një kohë kur opozita vazhdon bojkotin e Parlamentit dhe kërcënon me mos përfshirjen në zgjedhje, ndëra Rama insiston në zhvillimin e zgjedhjeve më 18 qershor.

“Mendon se deri në këtë moment palët janë në tavolinë dhe po luajnë poker. Jemi në momentin që palët luajnë bllofin”- është shprehur ai.

“Jam dakord me kauzën e opozitës, por mesa duket këtu dy çështjet e ngritura nga ajo nuk janë bërë akoma të forta. Nëse do ishin të forta populli tani do ishte në çadër.”- vazhdon Çani.

“Megjithatë, nëse do isha Rama, nuk do ikja, ashtu siç po vepron edhe ai. Do largohesha vetëm nëse më rrëzon Meta në parlament. Nëse Rama nuk rrëzohet në Parlament nuk ka asnjë detyrim të iki nga posti i tij. Por nga ana tjetër i jap edhe Bashës të drejtën që të mos hyjë në zgjedhje”

Madje ai situatën aktuale e ka paralelizuar me këtë thënie:

“Jam dakord me diagnozën, por mendoj se mjekët që shërojnë këtë sëmundje nuk ekzistojnë”- përfundon ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat