Pas takimit - Basha: McCain, mik i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve

Shqipëria

Pas takimit - Basha: McCain, mik i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve

Më: 14 prill 2017 Në ora: 17:13
Lulzim Basha dhe John Mccain

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka postuar një foto në rrjetet sociale nga takimi me senatorin amerikan John Mccain, i cili ndodhet për një vizitë në Tiranë në kuadër të turit të tij ballkanik.

Basha shprej konsideratat ndaj senatorit amerikan, por nuk ka zbuluar asgjë nga temat e diskutuara.

“Kënaqësi dhe nder i veçantë takimi i sotëm me Senatorin John McCain, një mik i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve. Heroi amerikan, që ka sakrifikuar për kauzën e lirisë, ka qenë përherë një zë i fuqishëm në krah të përpjekjeve të shqiptarëve për liri, demokraci dhe integrim në botën euro-atlantike” shkruan Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat