Blushi: Po rrezikohet legjitimiteti i zgjedhjeve të 18 qershorit

Shqipëria

Blushi: Po rrezikohet legjitimiteti i zgjedhjeve të 18 qershorit

Më: 15 prill 2017 Në ora: 16:35
Ben Blushi

Ben Blushi kërkoi nga palët politike të nisin sa më parë dialogun pasi po rrezikojnë mbajtjen e zgjedhjeve dhe legjitimitetin e tyre. Kryetari i LIBRA-s tha se është korrupsioni ai që ka sjellë këtë situatë dhe frika nga drejtësia që po mban peng reformën dhe zgjedhjet. Megjithatë LIBRA mbetet e vendosur të hyjë në zgjedhje dhe deri tani kanë shfaqur interes për të kandiduar me këtë sigël, rreth 200 persona.

Sa më shumë kalon koha, aq më shumë rrezikohet legjitimiteti i zgjedhjeve të 18 qershorit dhe për këtë shkak, Ben Blushi kërkon një tryezë dialogu mes palëve politike për të normalizuar situatën.

Ben Blushi: Koha për tu ulur në tryezë po skadon, duke cënuar rëndë integritetin dhe legjitimitetin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Nëqoftëse pyesni sot ka shumë arsye se pse zgjedhjet po cënohen, sigurisht është konfliktualiteti i partive të vjetra që po u sekuestron shqiptarëve të drejtën për të votuar dhe është korrupsioni, pra frika nga drejtësia që po pengon ecurinë e reformës në drejtësi dhe zgjedhjeve njëkohësisht.

Deri tani kanë shfaqur interes për këtë kandiduar për siglën e LIBRA-s, rreth 200 persona që plotësojnë kushtet e kësaj partie, të mos kenë problem me ligjin dhe të mos kenë lidhje me oligarkinë.

Ben Blushi: Deri sot kanë kandiduar pothuajse 200 burra dhe gra, të rinj dhe reja nga gjithë Shqipëria që nga Tropoja deri në Sarandë, dot të dua ti falenderoj të gjithë. Besoj që deri në të javës së ardhshme, pra në ditët që vijnë ne do të përfundojmë listën e kandidatëve për deputetë LIBRA.

Blushi tha se LIBRA është e vendosur për të hyrë në zgjedhje pasi kjo është e vetmja mënyrë për të treguar se pushteti mund të ndryshohet me votë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat