Blindohet kisha Ortodokse në Tiranë, snajper dhe forca policore të pranishme - Bota Sot
Blindohet kisha Ortodokse në Tiranë, snajper dhe forca policore të pranishme

Shqipëria

Blindohet kisha Ortodokse në Tiranë, snajper dhe forca policore të pranishme

Më: 16 prill 2017 Në ora: 13:32
Kisha

Masat e sigurisë në Tiranë sot në ditën e Pashkëve sa vijnë e shtohen.

Ky plan ka nisur të intesifikohet që prej natës së mbrëmshme pranë objekteve të kultit, kur u mbajt mesha e mesnatës dhe masat e rrepta të sigurisë vazhdojnë të jenë edhe aktualisht prezente në qendër të Tiranës.

Më të forta masat janë pranë kishave, ku janë të populluara me shumë besimtarë të krishterë, pas informacioneve lidhur me një sulm të mundshëm terrorist.

Newsbomb.al ka siguruar një tjetër moment që tregon se situata është bërë më serioze. Dy snajper janë të vendosur në pjesën e sipërme të kishës ortodokse dhe po monitorojnë situatën, për shmangien e ndonjë incidenti.

Po ashtu, përballë kishës janë vendosur edhe autoblinda dhe efektivë të RENEA-s të armatosur, për të treguar gatishmërinë e tyre në çdo moment.

Ndërkohë, pjesë e këtij operacioni ka qenë edhe ndalimi i automjeteve dhe kontrolleve rutinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...