Rama, takim misterioz 'kokë më kokë' me Dakon në Durrës

Shqipëria

Rama, takim misterioz 'kokë më kokë' me Dakon në Durrës

Më: 16 prill 2017 Në ora: 14:38
Kryemistri Edi Rama

Kryemistri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako janë parë mesditën e sotme duke drekuar së bashku.

Burime për “DurrësLajm” bëjnë me dije se Rama dhe Dako kanë drekuar në Radë të Durrësit, tek kompleksi “Huqi”. Në foton e mëposhtme duken edhe makinat e kreut të qeverisë dhe Dakos.

Të jetë thjesht një takim mes miqsh për të festuar Pashkën, duke qenë se të dy janë të krishterë, apo të jenë duke diskutuar për ndonjë çështje delikate politike? 

Image
Pamje nga takimi
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat