Basha i kërkon Prokurorisë së Krimeve të Rënda arrestimin e Tahirit dhe Ramës

Shqipëria

Basha i kërkon Prokurorisë së Krimeve të Rënda arrestimin e Tahirit dhe Ramës

Më: 17 prill 2017 Në ora: 12:31
Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar nga prokurori e Krimeve të Rënda arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe kreut të qeverisë, Edi Ramës.

Duke folur ditën e sotme në çadrën e PD-së, para kryeministrisë, Basha ka përgëzuar Prokurorin e Krimeve të Rënda, për arrestimin e 18 personave në dogana dhe policinë e Portit të Durrësit për 10 ton drogë që u lejuan të kalonin për në Itali.

Por nga ana tjetër, lideri i opozitës ka kërkuar që ky hetim të çohet deri në fund, dhe të mos arrestohen vetëm ushtarët por edhe Rama dhe Tahiri.

“Ky është momenti të përgëzoj Prokurorinë e Krimeve të Rëndë për arrestimin 18 personave në Policinë e Shtetit dhe në dogana. Drogën e bën shtetit i krimit. Këtë 18 janë ushtarët. Niseni me arrestimin e Saimir Tahrit, dhe deri te kryebanditi.”, tha Basha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat