I doli video në media teksa arrestonte një person, reagon policia e Elbasanit

Shqipëria

I doli video në media teksa arrestonte një person, reagon policia e Elbasanit

Më: 17 prill 2017 Në ora: 12:45
Pamje nga video

Policia e Elbasanit ka reaguar në lidhje me një video të publikuar, ku një punonjës policie shfaq gjatë momentit të arrestimit të një personi.

Në këtë video, pretendohej nga qytetarët, se polici i Kirmeve të Rënda ka ushtruar dhunë ndaj qytetarit, ku e ka goditur edhe me grushte.

Po ashtu, sipas qytetarëve të ndodhur në vendin e ngjarjes, ai është arrestuar pasi nuk i ka hapur rrugën punonjësi të policisë. 

“Në lidhje me një video të publikuar në portale që bën fjalë për  shoqërimin e një shtetasi ju informojmë se:

Shtetasi SH.XH., 42 vjeç, banues në Elbasan është shoqëruar për verifikim  si i dyshuar në lidhje me një vepër penale nga ana e një punonjësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Ky person u la në gjendje të lirë pas kryerjes së  veprimeve përkatëse verifikuese dhe proceduriale.

Duke marrë shkas nga pamjet në videon e publikuar, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit  po kryejnë veprime të tjera verifikuese në lidhje me zbatimin dhe respektimin e  procedurave  standarde të punës në momentin e shoqërimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan falënderon median dhe publikun për bashkëpunimin dhe fton ato të denoncojnë çdo rast shkeljeje të ligjit.”, -sqaron policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat