Rama: Jam në komunikim të vazhdueshëm me Merkel

Shqipëria

Rama: Jam në komunikim të vazhdueshëm me Merkel

Më: 17 prill 2017 Në ora: 21:43
Edi Rama - Angela Merkel

Kryeministri i vendit Edi Rama komentoi situatën politike dhe mesazhet e forta të dhëna nga Minsitri i Jashtëm gjerman Sigmar gabriel.

Nga studioja e emisionit “Dritare” në Vizion Plus, Rama konfirmoi edhe komunikimet e vazhdueshme me kancelaren Merkel, teksa shtoi se deklaratat e Gabriel janë qëndrimi zyrtar i Gjermanisë.

“Jam në komunikim të vazhdueshëm me kancelaren dhe të tjerë”, tha Rama.

Po ashtu, Rama u tregua skeptik edhe për mundësinë e ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve. Kjo sipas tij për shkak të kërkesave absurde të opozitës e cila nuk tërhiqet edhe pse sipas tij ka vendosur kushte të pakuptimta.

“Edhe ndërkombëtarët nuk mund të bëjnë shumë se për shkak se pozicioni për bllokimin e zgjedhjeve, dhe duke filluar nga bllokimi i Vettingut, nuk ka shumë për të diskutuar.”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat