“Kapriçot” e motit, Librazhdi zbardhet nga bora

Shqipëria

“Kapriçot” e motit, Librazhdi zbardhet nga bora

Më: 18 prill 2017 Në ora: 11:54
Librazhdi zbardhet nga bora

Kur të gjithë presin pranverën dhe temperaturat e larta ato që quhen “plakat e prillit”, po sjellin edhe luhatje të ndjeshme të temperaturave.

Për pasojë në zonat malore të Librazhdit kanë rënë edhe flokë bore, aspak normale për periudhën kohore, ndërsa mjaft të dëmshme për bujqësinë.

Bora ka zbardhur pikën turistike të Fushë Studenit, si edhe parkun Kombëtar të Shebenik Jabllanicës.

Fotot e borës që ka mbuluar zonat e thella, janë publikuar në rrjetin social Facebook nga faqja “Fushë Studën”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat