Pasuritë, Llalla shet tokë 249 mijë euro, blen 1500 m për 35 mijë $

Shqipëria

Pasuritë, Llalla shet tokë 249 mijë euro, blen 1500 m për 35 mijë $

Më: 19 prill 2017 Në ora: 08:15
Kryeprokurori Adriatik Llalla

Kryeprokurori Adriatik Llalla, gjatë vitit që lamë pas, ka deklaruar pranë ILDKP se ka shitur për 249 mijë euro 3 mijë metra katrorë tokë e llojit ullishte, në Bathore, Tiranë.

Pas pagesës së taksave, shuma e kaluar në llogarinë bankare të kryeprokurorit është 233 944 euro.

Po gjatë vitit 2016, kryeprokurori Llalla ka blerë po në Tiranë, një sipërfaqe toke më të madhe, por me një çmim disa herë më të lirë. Konkretisht, Llalla deklaron se ka blerë një tokë arë me sipërfaqe 4.500 metra katrorë në Tiranë, me vlerë 4 500 000 lekë ose rreth 35 mijë USD. Siç duket nga deklarata e pasurisë, kryeprokurori ka blerë tokë me sipërfaqe 1 500 metra katrorë më të madhe, por më një çmim disa herë më të lirë se tako që ka shitur, po brenda Tiranës.

Po gjatë vitit 2016, kryeprokurori Llalla deklaron një shtesë në llogari prej 140 695 eurosh (burimi nga shitja e tokës), 1 694 609 lekë shtesë në llogarinë rrjedhëse të pagës, 1 861 320 lekë të ardhura nga paga si Prokuror i Përgjithshëm, 836 216 lekë të ardhura nga paga e bashkëshortes si përgjegjëse sektori panë Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Parësor, dëmshpërblim për burgun e babait si ish i dënuar politik 638 375 lekë etj.

Ndërkaq, në deklaratat e pasurisë së viteve të mëparshme, kryeprokurori Adriatik Llalla ka blerë një apartament banimi në Durrës, me sipërfaqe 67.2 m2. Ndërsa gjatë vitit 2015, Llalla ka dhënë me qira një pjesë të banesës, në vlerën 1 200 000 lekë. Disa muaj më parë, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka verifikuar ligjshmërinë e pasurisë së kryeprokurorit Llalla, i cili para se të emërohej në këtë detyrë, ka drejtuar ILDKP.

Kreu i SHISH
Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, gjatë vitit 2016, ka shitur automjetin tij tip Land Rover për 2 950 euro, ndërsa ka kryer disa punime në apartamentin ku jeton, për 261 501 lekë. Visho Ajazi Lika deklaron pagën si drejtues i SHISH 1 758 735 lekë, një kredi për blerja apartamenti, nga e cila ka shlyer 300 000 lekë, ndërsa detyrimi i mbetur është 4 496 511 lekë. I biri, Viler Ajazi Lika, deklaron kursime nga të ardhurat nga puna 40 mijë dollarë kanadez, të ardhura nga puna 96 dollarë kanadezë, ndërsa thotë se nuk ka shlyer ende borxhet e shkollës, 80 mijë dollarë kanadez. Bashkëshortja kreut të SHISH, Brunilda Ajazi Lika, deklaron një shtesë në depozitën bankare prej 12 899 lekësh, pakësim 240 587 lekë në një llogari bankare, depozitë bankare 8 060 lekë si dhe 526 849 lekë të ardhura nga paga pranë Autoritetit Rajonal Shëndetësor Tiranë. Ndërsa vajza e kreut të SHISH, Ada Lika, thotë se ka punuar nga muaj korrik deri në dhjetor të vitit 2016, ku ka fituar 14 000 dollarë kanadez.

Avokati i Popullit
Të ardhurat e Avokatit të Popullit, Igli Totozani dhe bashkëshortes së tij Marta Onorato, burojnë kryesisht nga pagat dhe projektet e ndryshme. Bashkëshortja e Totozanit, Marta Onorato deklaron 74 177 euro pagë vjetore nga puna në OSBE në Kosovë. Po ashtu, zonja në fjalë deklaron 12 228 euro të ardhura nga kontrata e bashkëpunimit në Itali në Regjionin e Sardenjës si Anëtare e OIV. Ndërkaq, Totozani deklaron 6 260 euro shtesë në llogarinë e pagës, të ardhura nga paga si Avokat i Popullit 1 825 167 lekë, të ardhura nga dieta si Avokat i Popullit 442 004 lekë, të ardhura nga dieta (projekti danez) 49 014 lekë, të ardhura nga dieta UNDP 1 049 USD 223 USD dhe të ardhura nga dieta nga KiE 441 euro. Gjatë viteve 2015-2016, çifti në fjalë kanë marrë nga 6 448 euro në viti kredi për shkollimin e fëmijëve në Kosovë.
 
Pasuria e krerëve të institucioneve të pavarura
 
Pasuria e kryeprokurorit Adriatik Llalla për vitin 2016
 
Shitur tokë e llojit ullishte me sipërfaqe 3 000 m2, në Mjull-Bathore, Tiranë, për 249 000 euro.
Blerë tokë arë në Tiranë, me sipërfaqe 4 500 m2, 4 500 000 lekë.
Llogari bankare me burim shitja e tokës, 140 695 euro.
Llogari rrjedhëse e pagës, 1 694 609 lekë.
Mbyllur llogaria rrjedhëse e pagës, - 1 909 917 lekë.
Pakësuar gjendja cash, 1 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga si Prokuror i Përgjithshëm, 1 861 320 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si përgjegjëse sektori panë Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Parësor, 836 216 lekë.
Dëmshpërblim për burgun e babait si ish i dënuar politik, 638 375 lekë.
Bashkëshortja, Ardjana Llalla, llogari rrjedhëse e pagës, - 120 000 lekë.
Llogari rrjedhëse e pagës, 168 703 lekë.
 
Pasuria e kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika
 
Shitje automjeti tip Land Rover, 2 950 euro.
Llogari bankare në euro, 130 euro.
Fond investimesh, 75 717 lekë.
Llogari rrjedhëse e pagave, minus 106 228 lekë.
ESP-RBC Direet Investing ine, + 3 342 CAD, 9 052 USD.
TFSA-RBC Direet Investing ine, - 1 081 CAD, - 1 056 USD.
Te ardhura si kryetar i SHISH, 1 758 735 lekë.
Kredi për blerja apartamenti, shlyer 300 000 lekë, detyrimi 4 496 511 lekë.
Detyrim i papaguar për kryerjen e punimeve në apartament, 261 501 lekë.
I biri, Viler Ajazi Lika, kursime nga të ardhurat nga puna, 40 mijë dollarë kanadez.
Të ardhura nga puna, 96 dollarë kanadezë.
Borxhet e shkollës, detyrimi i pashlyer, 80 mijë dollarë kanadez.
Bashkëshortja Brunilda Ajazi Lika, depozitë bankare, + 12 899 lekë.
Llogari rrjedhëse, pakësuar me 240 587 lekë.
Depozitë bankare, 8 060 lekë.
Të ardhura nga paga pranë Autoritetit Rajonal Shëndetësor Tiranë, 526 849 lekë.
E bija Ada Lika, ka punuar nga korrik-dhjetor 2016, 14 000 dollarë kanadez.
 
Pasuria e Avokatit të Popullit Igli Totozani
 
Shtesë në llogarinë e pagës, 6 260 euro.
Gjendje në llogarinë e bashkëshortes, Marta Onorato, në Kosovë, 15 067 euro.
Pakësim në llogarinë e bashkëshortes, Marta Onorato, 15 067 euro.
Gjendje në llogarinë e Marta Onorato në Kosovë, 2.77 euro.
Pakësim në llogarinë e pagës së Igli Totozanit, 394 lekë.
Gjendje në llogarinë e pagës së Igli Totozanit, 877 lekë.
Të ardhura nga paga si Avokat i Popullit, 1 825 167 lekë.
Të ardhura nga dieta si Avokat i Popullit, 442 004 lekë.
Të ardhura nga dieta (projekti danez), 49 014 lekë.
Të ardhura nga dieta UNDP, 1 049 USD, 223 USD.
Të ardhura nga dieta nga KiE, 441 euro.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes Marta Onorato në OSBE në Kosovë, 74 177 euro.
Të ardhura nga dieta e bashkëshortes Marta Onorato në OSBE në Kosovë, 157 euro.
Të ardhura nga kontrata e bashkëpunimit në Itali në Regjionin e Sardenjës si Anëtare e OIV, 12 228 euro.
Të ardhura nga rimbursimi i biletave nga EASO Malte, 583 euro.
Të ardhura nga rimbursimi si sigurimeve shëndetësore, 468 euro.
Shlyer kredia e marrë në 2003, 284 524 lekë, detyrimi i mbetur 2 882 549 lekë.
Kredi për shkollimin e fëmijëve në Kosovë, marrë në vitin 2015, 6 448 euro, shlyer 5 373 euro.
Kredi për shkollimin e fëmijëve në Kosovë, marrë në vitin 2016, 6 448 euro, shlyer 1 611 euro.
Overdraft, 300 000 lekë, shlyer 40 120 lekë.
Kredi me qëllim mobilimin e shtëpisë, 280 000 lekë, shlyer 288 408 lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat