Kryeministri i Shqipërisë, i njohur si tifoz i flaktë i Juventusit, ka publikuar në llogarinë e tij personale në Facebook, një fotografi ku shihet portieri i Juves, Buffon duke i vënë dorën pas qafe legjendës së futbollit, Lionel Messit.
Ai kësaj foto i ka vënë mbishkrimin si fotografia e ditës.
Juventus sonte eliminoi nga gara e Ligës së Kampionëve skuadrën e Messit, Barcelonën.