Deklarata e administratës "Trump" për zgjedhjet në Shqipëri, reagon Rama

Shqipëria

Deklarata e administratës "Trump" për zgjedhjet në Shqipëri, reagon Rama

Më: 21 prill 2017 Në ora: 10:23
Edi Rama

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën që ka bërë Thomas A. Shannon, Nënsekretar për Çështjet Politike gjatë takimit me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati ku theksi ishte pikërisht te pjesëmarrja e të gjitha partive politike në zgjedhje.

Një tjetër shuplake nga ndërkombëtarët kjo thirrje për opozitën, e cila sot bën 63 ditë në protestë dhe bojkot parlamentar. Në listën e tij, këtë ‘gënjeshtër’ të Bashës Rama e ka listuar të 22-tën, për të cilën ndryshe thotë Basha dhe ndryshe e lexojnë ndërkombëtarët situatën politike në vend.

"Departamenti i Shtetit kërkon reformën në drejtësi dhe pjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Ja edhe njoftimi i plotë, publikuar në faqen zyrtare të DASH: 

“Ambasadori Thomas A. Shannon, Nënsekretar për Çështjet Politike, u takua sot me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati për të adresuar interesat e përbashkëta në marrëdhëniet tona bilaterale dhe rajonin. Nënsekretari rikonfirmoi partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen tonë të fortë për përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi dhe angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Ambasadori Shannon theksoi gjithashtu rëndësinë që të gjitha partitë politike në 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat