Rama: Nisi punën fabrika e re e teknologjisë së fundit në Kukës

Shqipëria

Rama: Nisi punën fabrika e re e teknologjisë së fundit në Kukës

Më: 23 prill 2017 Në ora: 14:11
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se fabrika e re e teknologjisë së fundit, nisi punën në zonën minerare të Kukësit për pasurimin e kromit.

“Një fabrikë e re e teknologjisë së fundit, nisi punën në zonën minerare të Kukësit për pasurimin e kromit, duke hapur një tjetër front rritjeje ekonomike e punësimi, me paga nga 400 mijë deri ne 2.2 milion lekë [????] ”, shprehet kryeministri Edi Rama në statusin e tij në Facebook, ku përcjell edhe një video promocion nga aktiviteti i fabrikës së sapo përuruar në Kukës.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ndodhej në Kukës ku bashkebisedoi me të rinjtë dhe votuesit e herës së parë, ku deklaroi se Partia Socialiste jo vetëm është forca udhëheqëse në rrugën e Shqipërisë që duam, por është garancia e çdo shqiptari, pa dallim, se Shqipëria që duam do të jetë e drejtë dhe e barabartë me çdo qytetar, pa dallim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat