Rama për PD-në: Vajmedet, do filmojnë ata që kryejnë detyrën, vetë shkelin ligjin!

Shqipëria

Rama për PD-në: Vajmedet, do filmojnë ata që kryejnë detyrën, vetë shkelin ligjin!

Më: 23 prill 2017 Në ora: 18:11
Edi Rama

Protesta e nesërme e opozitës është cilësuar si e paligjshme nga ana e policisë së shtetit, ndërsa vetë PD përmes një njoftimi për shtyp ka deklaruar se do të filmohet çdo oficer policie që tenton të pengojë qytetarët në protestën e tyre.

Për këtë çështje ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetin social ironizon opozitën duke thënë se do të filmojnë ata që janë në krye të detyrës (policinë), ndërsa vetë shkelin ligjin.

POSTIMI I RAMËS:

“#VajmedetPD [??] Thotë do filmojmë çdo polic në krye të detyrës sepse për vete e ka braktisur detyrën dhe u kërkon njerëzve të shkelin ligjin

DEKLARATA E PD:

Me urdhër të Edi Ramës, krerët e policisë që nuk luftojnë krimin, trafikantët, banditët, por bëhen palë me ta, kërcënuan sot qytetarët e lirë të vendit, në një përpjekje të dëshpëruar për të ndalur popullin të shprehet. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, i bëjnë të qartë sot kupolës së policisë të heqin dorë nga keqpërdorimi politik dhe të mos pranojnë të dalin kundër popullit për interesat e Edi Ramës. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar i bën të ditur publikisht çdo punonjësi dhe funksionari të policisë, se do të filmohet e do të regjistrohet emër për emër kushdo që tenton të pengojë apo intimidojë qoftë dhe një qytetar të vetëm.

Do të mbajnë përgjegjësi penale para ligjit, dhe nesër do të përgjigjet deri më një, cdo drejtues, shef apo punonjës policie që do tentojë të cënojë të drejtën sovrane të qytetarëve për të protestuar paqësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat