Rama për protestën e opozitës: Basha i ka shpallur luftë gjithë botës…

Shqipëria

Rama për protestën e opozitës: Basha i ka shpallur luftë gjithë botës…

Më: 24 prill 2017 Në ora: 20:44
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një tubim në Vlorë, ku takoi të rinjtë e qytetit bregdetar. Nga këtu, Rama ka lëshuar një tjetër mesazh në drejtim të liderit të opozitës Lulzim Basha. “Si qenkemi njësoj ne që duam Vettingun dhe ata që janë ngujuar në çadër se mbrojnë kriminelët e drejtësisë.

Si mund të qenkemi njësoj ne, që megjithëse na rrahën, na vranë nuk iu thamë që na jepni pushtetin në tavolinë. Ata janë mbyllur në çadër nga frika e drejtësisë se kanë frikë të përballen me popullin në zgjedhje. Ata duan pushtetin në çadër. Ata as dashurinë për Shqipërinë nuk e kanë. Janë gati të ndajnë Shqipërinë për së gjalli. I kanë hapur luftë Gjermanisë, Europës, Amerikës”, tha Rama. Ai ka shtuar në fund se opozita të bëjë ç’të dojë, por votën e popullit nuk do ta marrë 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat