Emergjenca mbetet e bllokuar shkaku i protestës, Rama: Fali Zot se s'dinë se ç'bëjnë

Shqipëria

Emergjenca mbetet e bllokuar shkaku i protestës, Rama: Fali Zot se s'dinë se ç'bëjnë

Nga: Bota sot Më: 25 prill 2017 Në ora: 11:11
Protesta e PD-se

Protesta e djeshme e PD-së për bllokimin e rrugëve nuk ka zgjatur gjatë, mirëpo kjo ka bërë që disa qytetarë të ndahen të pakënaqur nga opozita dhe forma e të protestuarit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar një video në të cilën tregon vizitën e tij në spitalin e së cilës po qëndron familja e të sëmurit i cili ka qenë i bllokuar në rrugë shkaku i protestës.

Në video rrëfehet gruaja e një njeriu që ishte i sëmur dhe që iu kishte keqësuar gjendja sepse nuk kanë shkuar me kohë në spital. Ata kanë qenë në automjetin e emergjencës mirëpo janë detyruar të qëndrojnë 40 minuta sepse nuk kishin ku të kalonin.

Gruaja kërkonte lirimin e rrugës duke thënë: Protestoni por mos rrini në rrugë se ka njerëz të sëmur.

Rama përmes kësaj dëshiron t’iu tregojnë njerëzve që kanë protestuar dëmin që kanë bërë.

Postimi i plotë dhe videon e gjeni më poshtë:

FALI ZOT SE S'DINË SE Ç'BËJNË

Të gjithë ata njerëz të zakonshëm që i'u përgjigjen thirrjes për të bllokuar rrugët, duhet ta shohin këtë video. Edhe të gjithë ata që nuk i'u përgjigjen thirrjes edhe pse janë anëtarë apo simpatizantë të PD-së, duhet ta shohin këtë video. Ndërsa gjithë atyre të tjerëve që ishin kundër bllokimit të rrugëve dhe do ta shohin këtë video, u lutem të mos mallkojnë të gënjyerit nga frikacakët e ngujuar në Çadër, po thjesht të mos e harrojnë atë që do të shohin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat