Në pranga Klevis Kasa, i gjendet kokainë në shtëpi

Shqipëria

Në pranga Klevis Kasa, i gjendet kokainë në shtëpi

Më: 26 prill 2017 Në ora: 08:58
Policia e Fierit

29 doza kokaine dhe 217 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva janë sekuestruar nga ana e Policisë së Fierit ditën e djeshme.

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë kontrollit në shtëpinë e Klevis Kasës, policia ka gjetur sasinë e drogës, ku më pas ka bërë edhe arrestimin e tij.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia thotë se materialet hetimore ia ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat