Rama ironi me Metën para votimit për President: Është me PD-në, edhe pse s’është i tyre

Shqipëria

Rama ironi me Metën para votimit për President: Është me PD-në, edhe pse s’është i tyre

Më: 28 prill 2017 Në ora: 17:10
Edi Rama dhe Ilir Meta

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot zgjedhjen e presidentit të ri, ku kandidat është Ilir Meta, ndërsa theksoi se ky i fundit është mbështetës i PD, pa qenë i selisë blu.

Në një takim me banorët e Kamzës, teksa shpërndahu legalizimet, i pari i qeverisë pohoi se edhe pse PD do kishte mundësi të votonte një president që i ka mbështetur, sërish do e votojë mazhoranca.

“Më me PD, pa qenë i PD, as PD nuk e gjente dot. Do shkojmë ta votojmë se dhe duke votuar presidentin për llogari të PD, do ta votojmë ne”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat