Si i qëlloi me armë një personi deputeti i PS, pas sherrit që pati me të

Shqipëria

Si i qëlloi me armë një personi deputeti i PS, pas sherrit që pati me të

Më: 30 prill 2017 Në ora: 19:56
Vladimir Kosta

Zbardhet vendimi i gjykatës që dënoi deputetin e PS-së, Vladimir Kosta me gjobë për armëmbajtje pa leje.

Për këtë vendim është folur gjatë deri te heqja e mandatit të deputetit. Vetë ai nuk ka dhënë më parë detaje për ngjarjen duke thënë se e kishte harruar.

Mirëpo, sipas vendimit të gjykatës, të siguruar nga “Panorama”, mësohet se Vladimir Kosta nuk është kapur rastësisht nga forcat e rendit.

Ai ka patur një sherr me një shtetas tjetër në vitin 1999, kur ishte tregtar.

Shtetasi Edmond Topi i ka zënë rrugën me automjetin e tij Vladimir Kostës dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Më pas, Kosta ka nxjerrë armën duke qëlluar në ajër dhe një nga plumbat ka rënë në mjetin e Topit. Këtë fakt e ka pranuar edhe Kosta në gjykatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat