Gjykata “ruan” lumin Vjosa, ja vendimi që mori këtë të martë

Shqipëria

Gjykata “ruan” lumin Vjosa, ja vendimi që mori këtë të martë

Më: 2 maj 2017 Në ora: 17:36
Lumi Vjosa

Gjykata i ka dhënë të drejtë banorëve të fshatit Kutaj dhe ambientalistëve.

Në lumin e Vjosës nuk do të ketë ndërtim të hidrocentraleve, e konkretisht të HEC-it të Poçemit.

Beteja ligjore e nisur në dhjetor të 2016-tës kështu i jep fund asaj në rrugë, ku prej muajsh protestohej për mbrojtjen e lumit Vjosë nga ndërtimi i HEC-ve në të.

Paditësit, tre organizata mjedisore, si dhe banorët e prekur nga HEC-i i Poçemit, paditën Ministrinë e Mjedisit, atë të Energjitikës dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.

Gjykata i dha të drejtë duke e shpallur kontratën për ndërtimin e HEC-it të pavlefshme

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat