Rama: Nuk do të lejojmë që Shqipëria të kthehet mbrapa

Shqipëria

Rama: Nuk do të lejojmë që Shqipëria të kthehet mbrapa

Më: 2 maj 2017 Në ora: 19:40
Kryetari i PS-së dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryetari i PS-së dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një takim në Elbasan me të rinjtë që votojnë për herë të parë, deklaroi se do të bëjnë çmos, deri në sekondën e fundit, që arsyeja të triumfojë mbi frikën nga drejtësia dhe Partia Demokratike të marrë pjesë në zgjedhje.

“Por, që të jenë në zgjedhje, duhet të votojnë vetting-un fillimisht”, tha Rama dhe shtoi se ata që rrinë në çadër, duan ta kthejnë vendin mbrapa.

“20 vite më parë, njerëzit kanë parë tmerr me sy. E gjithë Shqipëria u bë e pasigurt, të gjitha shpresat dhe kursimet u tretën e u zhdukën. Të gjithë donin të iknin dhe ata që rrinin, nuk ishin të sigurt për jetën. Ne nuk do të lejojmë që Shqipëria të kthehet mbrapa, nuk do të lejojmë që po ata që e shkaktuan atë tragjedi, të marrin përsëri në dorë fatet e Shqipërisë”, deklaroi kreu i qeverisë. 

“Ka shumë dallim mes Shqipërisë që kemi dhe asaj që kishim. Duam një vend me drejtësi të barabartë për të gjithë. Do të luftojmë edhe më të vendosur që rritja ekonomike të shkojë mbi 5%. Duam që të mos ketë më rrugë të brendshme të pakalueshme, të mos ketë probleme me ujin”, theksoi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat