Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij Amarcord në facebook, përkujtoi sot intelektualin dhe politikanin e shquar Jani Minga, me rastin e 70 vjetorit të ndarjes nga jeta.
“Jo vetëm Vlora, Fieri dhe Berati prej nga rridhte dhe ku zhvilloi një pjesë të aktivitetit të tij patriotik, por mbarë Shqipëria, nga jugu në veri, duhet të jenë krenarë për figurën e shquar të Jani Mingës, intelektual brilant dhe politikan i përgjegjshëm dhe i përkushtuar, i cili u nda nga jeta 70 vjet më parë, me pikëllimin e një sërë fatkeqsish familjare, por edhe me zemrën plot për misionin atdhetar të përmbushur. Respekt dhe homazh këtij personaliteti të shquar”, shkruan Rama ne postimin e tij.