Rama në vitet e `20-ta bëhej udhëtimi me avion nga Tirana në Korçë

Shqipëria

Rama në vitet e `20-ta bëhej udhëtimi me avion nga Tirana në Korçë

Nga: A.M. Më: 9 maj 2017 Në ora: 21:13
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një fotografi të viteve `20-ta, ku në mbi shkrimin e saj ka shkruar se  kryeministri i kohës mund të bënte vajtje ardhje Tiranë-Korçë me linja të brendshme ajrore.

Po ashtu, Rama ka shkruar se në foto njerëzit duken të mbledhur në aerodrom, jo për të pritur ceremonialisht kreun e qeverisë, por për të marrë avionin e kthimit.

Postimi i plotë:

AMARCORD

Në mesin e viteve '20, Kryeministri i kohës mund të bënte vajtje ardhje Tiranë-Korçë me linja të brendshme ajrore, siç e dëshmon kjo foto, ku njerëzit duken të mbledhur në aerodrom, jo për të pritur ceremonialisht kreun e qeverisë, por për të marrë avionin e kthimit.

Krijimi i një kompanie ajrore kombëtare, premisat e së cilës u shfaqën dje fuqishëm dhe infrastruktura që ajo do të ketë si prurje parësore, do ta kthejnë këtë kujtim të bukur në një realitet të dobishëm për bashkatdhetarët tanë brenda dhe jashtë vendit 

Image
Fotogarfia e publikuar nga Rama
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat