Rama: Çadra, bunkeri i fundit i frikës nga drejtësia

Shqipëria

Rama: Çadra, bunkeri i fundit i frikës nga drejtësia

Më: 10 maj 2017 Në ora: 19:15
Ilustrim

Kryeministri Edi Rama e quajti çadrën e protestës së opozitës “bunkerin e fundit të frikës nga drejtësia” ku, sipas tij, “janë ngujuar politikanë që për të bllokuar vetingun dhe zbatimin e reformës në drejtësi, janë gati të na rindajnë për së gjalli nga Evropa e të na kthejnë 20 vite pas, në vitin e mbrapshtë ’97”.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkroi: “Në këtë 104 vjetor të hedhjes së themelit të sistemit të drejtësisë shqiptare nga Qeveria e Ismail Qemalit më 10 maj 1913, shqiptarët janë më pranë se kurrë aspiratës së tyre shekullore për një Shqipëri me drejtësi, shtet, punë, mirëqenie. Një Shqipëri që nis zbatimin e Vetingut dhe ulet në tryezën e negociatave për anëtarësim në Familjen Europiane”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat