Rama rrëfen porosinë për vajzën e tij: Kur u kthye në Shqipëri, i thamë harroje punën në shtet

Shqipëria

Rama rrëfen porosinë për vajzën e tij: Kur u kthye në Shqipëri, i thamë harroje punën në shtet

Më: 12 maj 2017 Në ora: 11:42
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Lezhë ku aty ditën e sotme ka pasur një diskutim me të rinjtë e sapo diplomuar të këtij qyteti.

Gjatë diskutimit me ta, Rama u shpreh se për të gjetur një punë në vendet evropiane të duhet të dorëzosh qindra aplikime, ndërsa në Shqipëri duan të gjejnë punë me të parën.

Kryeministri Rama ka folur edhe për vajzën e tij, Rean, ku ka treguar se e ka këshilluar që të mos futet në punë në shtet, por t’ia dalë vetë.

Rama: Ne kemi gocën arkitekte dhe ka studiuar jashtë dhe i kemi thënë që në fillim harroje shtetin dhe shiko të ushtrosh profesionin dhe të dalësh mbi ujë me forcat e tua. Për një periudhë kohe punoi asistente në një kantier. Pastaj ka hapur një studio të vetën të vogël. Është profesion i jashtëzakonshëm, por ka shumë konkurrencë dhe do shumë kurajo. Po ku është kollaj? Asgjëkund. Ja Milena e di. Sa aplikime për punë bënin jashtë?

Milena Harito: Bënin qindra. Punësimi i parë është shumë i vështirë. Unë kam bërë në fillim mbi 60-70 aplikime.

Rama: Në një studim, mesatarja e intervistave për punën e parë është 25. Ndërkohë që këtu te ne jemi mësuar me idenë që me të parën, me babin, me mamin, me kushëririn, me partinë hajde të marrim punën e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat