Rama i kthehet qytetarit: U merr të keqen atyre që punojnë. Nuk rrinë në kafe me lekët e prindërve

Shqipëria

Rama i kthehet qytetarit: U merr të keqen atyre që punojnë. Nuk rrinë në kafe me lekët e prindërve

Më: 13 maj 2017 Në ora: 06:28
Edi Rama

Kryeministri Rama u ka kthyer përgjigje disa qytetarëve që i kanë komentuar në “Facebook” në një video ku flet për një biznes të suksesshëm në Lezhë.

Në komente ka pasur shumë zëra kundër kryeministrit. Ai është kapur me një komentues, i cili ka thënë se ata biznesmenë në video paguajnë shumë pak.

Komentet

Valmir: Ti qe administron kete faqen thuaji kryeministrit te mos i lejoj keto biznese te paguajne punetore 20mije lek ,se prandaj nuk ngjall shpres ky vend

Edi Rama: Ti Valmir u merr te keqen atyre djemve e vajzave qe punojne tek kjo studio projektimi se marrin shume me teper se aq e para dhe e dyta respekt per ata qe edhe 1 lek e fitojne me pune e nuk rrine ne kafene me leket e prinderve!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat