Zbulohet identiteti, antiterrori merr në pyetje edhe marinsin amerikan që organizoi protestën e PD

Shqipëria

Zbulohet identiteti, antiterrori merr në pyetje edhe marinsin amerikan që organizoi protestën e PD

Më: 13 maj 2017 Në ora: 11:57
Ilustrim

Pak ditë më parë në media u publikua lajmi se me organizimin e protestës së PD-së ishte angazhuar edhe një marins amerikan, ndërsa sot mësohet se shtetasi amerikan është marrë në pyetje nga antiterrori.

Ai është Jason Randy Morrison, i datëlindjes 1977 dhe ka hyrë në Tiranë më datë 2 maj 2017. Burime pranë policisë bëjnë me dije për Balkanweb se që nga dita kur ka hyrë e kanë mbajtur nën vëzhgim të plotë, ndërsa antiterrori e ka ndalur dhe marrë në pyetje ashtu si rreth 20 persona të tjerë në gjithë vendin, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, por që dyshohet se janë me precedentë penalë.

Ata janë duke u marrë në pyetje me qëllim për të mos lejuar që këta persona që t’i bashkohen protestë së opozitës në bulevard. Më herët në media u raportua edhe për ndalimin e disa autobusëve me turistë të huajë, por pas sqarimeve ata janë lënë të lirë të udhëtonin nga Morina drejt Durrësit ku dhe kishin destinacionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat