“A fillon vetingu me lirimin e Shukriut?”, qytetari pyet Ramën. Kryeministri i përgjigjet ashpër

Shqipëria

“A fillon vetingu me lirimin e Shukriut?”, qytetari pyet Ramën. Kryeministri i përgjigjet ashpër

Më: 14 maj 2017 Në ora: 06:03
Edi Rama

Kryeministri Rama u ka kthyer përgjigje këtë të shtunë qytetarëve të ndryshëm që i shkruajnë në “Facebook’.

ështu, njëri prej tyre e pyet nëse vetingu nis me lirimin e Shukri Xhelilit, duke iu referuar lajmit në “Panorama” për lirimin e mundshëm të ish-kryebashkiakut.

Kjo ironi e ka nxehur disi Ramën, i cili i është përgjigjur disi ashpër.

DEBATI

Nje pyetje kisha z.Kryeminister ! A fillon vetingu me lirimin e Shukriut ? Dhe te Lutem mos I permend Skenderbeun dhe Ismail Qemalin sa per fushate sepse nuk jeni ne lartesine e tyre , as ti dhe asnje aktor I sotem I Politikes shqiptare !

Edi Rama: Florjan, me vjen keq po lutjen tende nuk e marr dot parasysh, sepse te permendesh Skenderbeun e Ismail Qemalin s’do te thote te jesh ne lartesine e tyre, po ta duash Shqiperine ne lartesine ku e donin ata! Dhe kete jo ti, po askush nuk ma ndalon dot, madje te sugjeroj edhe ty ta duash Shqiperine ne ate lartesi e te mos biesh ne nivele mjerimi logjik te paktën!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat