Ç'po ndodh me rininë?! Dy vajza dhe një djalë shpëtohen mrekullisht...por shumë të tjerë kanë vdekur!

Shqipëria

Ç'po ndodh me rininë?! Dy vajza dhe një djalë shpëtohen mrekullisht...por shumë të tjerë kanë vdekur!

Më: 14 maj 2017 Në ora: 19:40
Ilustrim

Ditët e fundit në mënyrë të frikshme në qytete të ndryshme të Shqipërisë kanë ndodhur disa vetëvrasje njëra pas tjetrës, e për fat të keq personat që i kanë dhënë fund jetës janë mjaft të rinj në moshë.

Për shkak të vështirësisë së hetimit të situatave të tilla, ku duket se të vërtetën e këtij vendimi ekstrem e marrin me vete të ndjerët, policia në disa raste, referuar edhe deklaratave të familjarëve, është shprehur se të rinjtë kanë pasur gjendje të rënduar psikologjike. Nuk dihet se çfarë është duke i shtyrë drejt depresionit të rinjtë shqiptar, por rastet e vetëvrasjeve kanë qenë mjaft tronditëse.

Vetëm gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, janë shënuar katër tentative vetëvrasjeje, ku fatkeqësisht njëra me pasojë vdekjen e një 47-vjeçari në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Por në tre raste të tjera, dy vajza dhe një djalë kanë arritur të shpëtohen nga familjarët e tyre të cilët i kanë parë të rinjtë në skena të tmerrshme duke i dhënë fund jetës me ilaçe, apo duke u vetëvarur.

Rasti më i fundit është gjatë ditës së sotme, në Kombinat, në periferi të Tiranës. Një 19-vjeçare me inicialet Xh.XH, duke qenë në gjendje depresioni ka pirë ilaç bimësh. Familja e saj e ka shpëtuar në kohë duke e çuar në spital, ku raportohet se tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Kreshpan të Fierit, një 26-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar me fotoksinë. M.Y tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Fierit dhe gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar.

Sërish mister mbeten edhe motivet që shtynë një 23-vjeçar në fshatin Bajzë të Malësisë të Madhe t’i jepte fund jetës duke u vetëvarur me litar. I riu me inicialet P.K u dërgua në spital nga familjarët e tij gjatë orëve të darkës, dje, ku raportohej se ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.

Rasti më i prekshëm i këtyre ditëve, ishte ai i vetëvrasjes me armën e shërbimit të një policeje 23-vjeçare në Durrës, e cila ka lënë brengën tek familjarët dhe kolegët e saj për arsyen që e shtyu drejt vdekjes me vullnetin e saj në një moshë kaq të re. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat