Incident në Shkodër, Ademi: Polica ndërhyri në mënyrë të paligjshme

Shqipëria

Incident në Shkodër, Ademi: Polica ndërhyri në mënyrë të paligjshme

Më: 15 maj 2017 Në ora: 12:18
Kryebashkiakia e Shkodrës Voltana Ademi

Efektivët e Policisë së Shtetit dhe asaj të bashkisë së Shkodrës janë përplasur mes tyre ditën e sotme.

Ndërkohë  përsa i përket këtij incidenti, shkak i të cilit është bërë moslejimi i ngritjes së një çadre e cila do të përdorej për zhvillimin e takimit që Kryeministri Rama do të mbajë sot në qytetin e Shkodrës, ka reaguar edhe kryebashkiakia e Shkodrës Voltana Ademi.

Sipas kryebashkiakes, policia e rendit ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme, pasi çadra e vendosur është e jashtëligjshme, pasi nuk është marrë leja e nevojshme pranë bashkisë.

“Policia e rendit nuk lejoi aktivitetin sensibilizues të Bashkisë por ndërhyri në mënyrë të paligjshme. Kërkoi të bllokojë aktivitetin sensibilizues me arsyetimin se do të zhvillohet takimi i PS. Ne do të vazhdomë aktivitetin tonë për ditën e familjes”, u shpreh kryebashkiakia.

Ademi e ka quajtur incidentin mes përfaqësuesve të policisë një provokim të Kryeministrit Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat