Autori i dyshuar i vrasjes së Artan Cukut ka qenë i arrestuar në Vlorë nga komisari

Shqipëria

Autori i dyshuar i vrasjes së Artan Cukut ka qenë i arrestuar në Vlorë nga komisari

Më: 15 maj 2017 Në ora: 16:56
Artan Cukut

Pasi ndërtoi profilin gjenetik të vrasësit të komisarit Artan Cuku, dhe pas këqyrjes së kujdesshme të kamerave të sigurisë së pallatit të të ndjerit, mësohet se policia është në rrugë shumë të mbarë për gjetjen e autorit të krimit.

Ajo tashmë i ka orientuar hetimet drejt një personi me precedentë. Rreth një muaj pas krimit, grupi hetimor që po merret me çështjen, ka marrë një telefonatë, e cila identifikonte personin e shfaqur në videon e regjistruar pranë vendit ku u vra ish drejtori i Policisë së Vlorës.

“BalkanWeb” mëson se Policia nisi verifikimin dhe rezultoi se mes emrit të dhënë nga telefonuesi dhe personit në video kishte një përputhje të madhe fizike. Nisur nga kjo e dhënë, policia i kanalizoi hetimet në këtë drejtim. Autori i dyshuar rezulton të jetë një person me precedent penalë dhe ka qenë i arrestuar në Vlorë në periudhën kur Cuku mbante detyrën e Drejtorit të policisë së këtij qarku.

Raportohet se i njëjti person ka qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale pak kohë më parë dhe për këtë arsye policia ka marrë AND-në e të dyshuarit, për ta krahasuar me atë që u gjet nga provat biologjike në hollin e pallatit ku u vra Artan Cuku. Rezultatet e këtij krahasimi do të përcaktojnë vijimin e hetimeve në këtë pistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat