Razma, mrekullia në Shkodër që duhet vizituar

Shqipëria

Razma, mrekullia në Shkodër që duhet vizituar

Më: 16 maj 2017 Në ora: 21:41
Mrekullia në Shkodër që duhet vizituar

Alpet shqiptare kanë njohur një zhvillim shumë të madhe këto 5 vitet e fundit, ku ka tërhequr mijëra turistë.

Kështu një ndër vendet që nuk mund të lihet pa shkuar është Razma në Shkodër, një vend shumë i bukur dhe me peizazhe të mrekullueshme.

Razma ndodhet në komunën e Shkrelit, në një distancë 43 km larg qytetit të Shkodrës dhe 65 km larg bregdetit, Velipojës. Zona e Razmës është rreth 900 m mbi nivelin e detit.

Kjo është shumë e përshtatshme për zhvillimin e turizmit malor veror dhe dimëror.

Para një dite, u inaugurua edhe pedonalja e re, e shtrirë në 2500 metra katror dhe rindërtimi i infrastrukturës në këtë vend. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat