Edi Rama anuloi vizitën në Dibër, por habit me reagimin e tij

Shqipëria

Edi Rama anuloi vizitën në Dibër, por habit me reagimin e tij

Më: 16 maj 2017 Në ora: 22:26
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama kishte të planifikuar ditën e sotme një takim në Dibër, por ai e anuloi atë.

Ende nuk dihen motivet e anulimit të këtij takim, por mendohet se ka qenë axhenda e Ramës për të gjetur një marrëveshje për të pasur një zgjedhje të krizës politike.

Ndërsa mbrëmjen e sotme, ai ka postuar një foto të një prej figurave historike Iljaz pashë Çokun.

Postimi i kryeministrit:

AMARCORD

Kush mendon se Dibra është një nga viset periferike të Shqipërisë, gabohet si në perspektivën e zhvillimit në të ardhmen po ashtu edhe në leximin e së shkuarës.

Iljaz pashë Çoku (Dibra), kryetar i Lidhjes shqiptare të Prizrenit, atdhetar i paqortueshëm dhe protagonist i kësaj fotoje, ishte, së bashku me vetë Skënderbeun, të cilët shumë historianë e konsiderojnë pinjoll të këtyre viseve, bir dhe trashëgues i emrit dhe traditave të mëdha dibranë dhe shqiptarë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat