Rama njofton çka vjen pas Vetingut: Çadra 3 muaj e përdorur jepet me qira

Shqipëria

Rama njofton çka vjen pas Vetingut: Çadra 3 muaj e përdorur jepet me qira

Më: 19 maj 2017 Në ora: 08:30
Edi Rama

Pas paktit Rama-Basha dhe heqjes së cadrës së protestës pas 3 muajsh në bulevard, kryeministri njofton rikthimin e jetës normale.

Me një postim ironizues në FB, ai shkruan me pas Vetingut do vijë edhe rritja e metejshme e ekonomise, kurse për cadren thote se tashme jepet me qira.

Postimi i Ramës

Me këtë kartolinë ekskluzive ju uroj gjithë qytetarëve e vizitorëve të Tiranës sot, hapjen e bulevardit ku rikthehet jeta normale.

Tanimë është hapur edhe rruga e Vetingut për të cilin luftuam aq fort së bashku dhe duke uruar një ditë të mbarë për të gjithë, ju siguroj se siç luftuam e fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë e punësimit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat