Drejtorët e “marrëveshjes”, largohen Çela, Lame, Muho, Popa

Shqipëria

Drejtorët e “marrëveshjes”, largohen Çela, Lame, Muho, Popa

Më: 19 maj 2017 Në ora: 18:13
Lulzim Basha - Edi Rama

Ardian Çela, Artan Lame, Ilirjan Muho dhe Suela Popa janë drejtorët të cilët do të lënë pozicionet e tyre si titullarë për tu zëvendësuar me drejtues teknikë. Ende nuk janë bërë të ditur emrat që do të vijnë në krye të OSHEE, ALUIZNI, Hipotekave dhe Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural pas marrëveshjes Rama-Basha pjesë se cilës janë këto drejtori. Drejtuesit teknikë kanë në detyrë të monitorojnë administratën  për mospërfshirje në fushatën elektorale dhe përdorjen e institucioneve për përfitime në këtë proces.

Përpos 6 ministrave që do të drejtohen nga ministra teknikë, pjesë e marrëveshjesë Rama-Basha parashikon edhe drejtues teknikë për entet publike, OSHEE, ALUZINI, Hipotekat, Burgjet, Agjencia e zhvilimit bujqësor  dhe rural. Por përse këto insitucione publike janë bërë pjesë e marrëveshjes. Cili është roli dhe funksioni i tyre?

Drejtori aktual i OSHEE, Ardian Çela do të lërë pozicionin e tij duke u zëvendësuar nga një tjetër drejtues teknik emri i të cilit nuk është bërë i ditur. OSHEE është një ndër institucionet më të rëndësishme i sektorit të energjistikës me shpërndarje të gjërë në të gjithë vendin. Drejtuesi teknik që do të zgjidhet në krye të saj ka si detyrë të monitorojë administratën dhe punonjësit e këtij insitucioni për të mos u përfshirë në fushatën e elektoral si edhe për të mos favorizuar klientët apo subjekte debitorë.

Artan Lame që drejtoi në këto tre vjet  ALUIZNI-n, duhet të lërë postin e tij. Edhe në këtë rast nuk bëhet publike personi që do të drejtojë institucionin më të rëndësishëm të legalizimeve. Drejtori teknik do të ketë detyrë të ndalojë abuzimet me procesin e legalizmin e subjekteve apo objekteve të individëve të cilët ende nuk e kanë një titull pronësie. Ndaj institucionit opozita ka shprehur vazhdimisht shqetësimin se po përdoret politikisht për fushatë elektorale duke shpërndarë leje legalizimesh.

Të njëjtin fat ka patur edhe Drejtoria e Përgjithshme e Hipotekave me në krye Ilirjan Muho. Drejtues i LSI-së e mbajti postin në krye të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për tre vjet duke qënë të në krye të procesve dhe reformave më të rëndëishme të vendit.

Ende nuk është bërë i ditur as emri  i drejtori teknik të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural e ngritur në vitin 2008 me udhër të Këshillit të Ministrave.  Ky institucion u drejtua nga Suela Popa dhe puna e insititucionit orientohet në menaxhimin e fondeve të bujqësisë dhe mbështjes për fermerët duke bërë edhe përzgjedhjen e përfitueseve. Po ashtu është agjencia që përgatit projekte apo programe për thithjen e fondeve nga Buxheti i Bashkimit Evropian.

 

DREJTORËT QË LARGOHEN

Ardian Çela         OSHEE

Artan Lame         ALUIZNI              

Ilirjan Muho       ZRPP

Suela Popa          AZHBR

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat