SMS-ja konfidenciale, hoqëm lakun e LSI dhe PDIU, demokratët s’kanë më kohë

Shqipëria

SMS-ja konfidenciale, hoqëm lakun e LSI dhe PDIU, demokratët s’kanë më kohë

Më: 19 maj 2017 Në ora: 20:48
Edi Rama

Pasditen e së enjtes, një drejtues i rëndësishëm i strukturave të Partisë Socialiste, u ka dërguar një SMS-Tip, të gjithë koordinatorëve të kësaj partie në rrethe.

SMS-ja e siguruar nga Hashtag.al, është dërguar tek numrat telefonikë të koordinatorëve në rrethe vetëm disa minuta pasi u bë publike marrëveshja PS-PD.

Teksti i mesazhit është i shkurtër, por i mjaftueshëm për të dhënë esencën: Unnamed “Marrëveshja e sotme është fitore e madhe për Partinë Socialiste. Shpëtuam nga laku në fyt që kishim nga LSI dhe PDIU.

Fituam legjitimitetin e zgjedhjeve duke fituar dhe një javë pune intensive. PD në 30 ditë nuk ka asnjë kohë për t’u organizuar”, shkruhet në SMS.

Më tepër se sa një motivim për koordinatorët e fushatës, duket se SMS-ja përfaqëson një koncentrat shpjegues mbi avantazhet e PS-së nga kjo marrëveshje.

Legjitimiteti i zgjedhjeve, relativizimi i forcës së LSI dhe PDIU dhe pamundësia e PD-së për t’u organizuar në 30 ditë, janë realisht fryte të kësaj marrëveshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat