Zgjedhjet për Bajram, ja çfarë thotë Myftiu i Tiranës për besimtarët

Shqipëria

Zgjedhjet për Bajram, ja çfarë thotë Myftiu i Tiranës për besimtarët

Më: 20 maj 2017 Në ora: 17:24
Ylli Gurra

Data e zgjedhjeve parlamentare, 25 qershor korrespondon me festën e myslimanëve, Ditën e Bajramit, ose fundin e agjërimit 1-mujor.

Me këtë rast, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, apeloi për fushatë të qetë dhe zgjedhje të paqta ditën e Kurban Bajramit.

Ai i bëri thirrje besimtarëve myslimanë që të marrin pjesë në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre se cila klasë politike do drejtojë vendin katër vitet e ardhshme.

“E drejta e votës, e përzgjedhjes së atyre që do marrin përgjegjësinë e drejtimit të vendit tonë përkrah kombeteve të qytetëruara, është përgjegjësi sa historike aq edhe qytetare e momentit.

Ne dëshirojmë dhe apelojmë që atmosfera e Ramazanit të jetë sa më paqësore si dhe besimtarët dhe jo besimtarët të vendosin në 25 qershor që fatet e tyre t’i marrë ajo elitë politike e cila do të marrë votëbesimin nga këta qytetarë”, tha Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

Deklarata e Plote e Ylli Gurres:

“Dita e Bajramit të madh mendohet të jetë të dielën e 25 qershorit 2017. E caktuar kjo në të njëjtën datë me ditën e zgjedhjeve, të cilat ne komuniteti fetar, të gjithë qytetarët do të japim mesazhin tonë përmes sjelljes në udhëheqësinë e vendit të një klase të caktuar politike.

Ndjejmë detyrimin që atmosferën e pararamazit, 27 maj, dhe gjithë muajin e ramazit që përkon me fushatën zgjedhore, bëjmë thirrje, kërkojmë nga çdo besimtar të jenë të kthjellët dhe të përkushtuar në devotshmëri për përcjelljen e muajit të Ramazanit ashtu siç i ka hije çdo myslimani.

I drejtohemi klasës politike që të jenë të kujdesshëm, të matur dhe të krijohet një atmosferë sa paqësore aq dhe komunikatibve brenda kornizave njerëzore e qytetare, në mos nëpërkëmbien e vlerave të Ramazanit.

E drejta e votës, e përzgjedhjes së atyre që do marrin përgjegjësinë e drejtimit të vendit tonë përkrah kombeteve të qytetëruara, është përgjegjësi sa historike aq edhe qytetare e momentit.

Ne dëshirojmë dhe apelojmë që atmosfera e Ramazanit të jetë sa më paqësore si dhe besimtarët dhe jo besimtarët të vendosin në 25 qershor që fatet e tyre t’i marrë ajo elitë politike e cila do të marrë votëbesimin nga këta qytetarë.

I bëjmë thirrje agjëruesve që të jenë të kthjellët në muajin e tyre të begatë si dhe të vendosin lirshëm dhe në mënyrë të plotë, me vullnet të lirë, se cilët duhet ta drejtojnë apo jo shtetin dhe kombin tonë në këto momente”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat