Ndër të gjithë ministrat e propozuar nga Partia Demokratike, ai që ka shkaktuar më shumë reagime në rrjetet sociale është ministri i ri i Brendshëm.Dritan Demiraj, një ushtarak karriere, i larguar nga detyra nga ministrja aktuale e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, pëlqehet shumë nga komentuesit për shkak se është një kampion i arteve marciale.
Gjatë situatave të tensionuara në rajon, ai ka bërë disa komente që kanë ngjallur gëzim tek shqiptarët, duke i ‘treguar muskujt’ fqinjëve.
Demiraj, që do jetë një person kyç për procesin zgjedhor, ka treguar muskujt edhe në një video të postuar online.
Ai shihet duke bërë kick-box me një nxënësen e tij në SHBA.
Demiraj po ashtu poston vazhdimisht foto nga misionet e tij ushtarake në disa prej pikave më ‘të nxehta’ në planet.