Rama e nis vettigun me ‘kërcënime’

Shqipëria

Rama e nis vettigun me ‘kërcënime’

Më: 23 maj 2017 Në ora: 12:18
Kryeministri Edi Rama

Vetëm një ditë pasi parlamenti ka miratuar Vettingu, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar do të përballen me drejtësinë.

Po ashtu, duke folur nga Manza në Durrës, Rama dha edhe një paralajmërim të fortë për të gjithë politikanët që kanë bërë korrupsion tani e tutje do të përballen me ashpërsinë me të madhe të ligjit.

“Zhbllokimi i Vettingut është një moment historik për Shqipërinë. Tani fillon pastrimi i pallatit të drejtësisë nga të korruptuarit dhe politikanët që kanë bërë zullume do të marrin ndëshkimin e merituar, kjo është reforma në drejtësi.  

Njerëzit kanë parë shumë pazare dhe arnime, dhe momente krizash që kanë mbaruar si blofe, por ky moment nuk ngjan me asnjë me ato momente.   Reforma në drejtësi ka qenë objektiv, që ditën e parë, është operacioni më i rëndë që është bërë në trupin e shtetit në 27 vite, pasi e çon thikën deri në palcë.   Marrëveshja ishte për të shpëtuar Shqipërinë, do jenë zgjedhjet e para që nuk do të kontestohen.   Gjykatësit e kanë bërë pronën ‘lesh e li’. Gjykatësit e plepave sollën 8 mijë konflikte fizike, i bëri pazari ku e drejta është mall.   

Më shkruante njëri që tani që u bë Vettingu, Saliu nuk do të arrestohet. Vettingu nuk ka lidhje me ne, prandaj nuk e donte PD.   Partitë pas votimit të Vettingut nuk i ndalojnë më ndëshkimet mbi gjykatësit, nja 20 ikën nuk e bënë deklaratën, do të kalojnë të gjithë në kontroll.   PD u fut në zgjedhje, por ata janë ata që ishin, i njëjti kërcënim për vendin në kuptimin e qeverisjes” deklaroi Rama.

Rama nuk ka lënë pa ironizuar edhe kryetarin e LIBRA-s, Ben Blushin, duke thënë se ai nuk ka lidhje me realitetin.

"Se këta të tepsisë, që dalin nëpër banaqe, ata flasin për ju dhe mendjen e kanë të tepsia. Ata flasin për popullin. Ishte njëri dje thoshe ‘katundarë dhe punëtorë çohuni nga Shkodra deri në Vlorë’.   

Merreni atë të mbrëmshmin ulni zërin e TV dhe shikojeni a ka lidhje fytyra e tij me problemet e Shqipërisë ky.   E shohin këtë punë si byrek si bakllave, si treleçe, kadaif, dhe dalin e thonë jo po u bënë bashkë, e kështu, ashtu...   Sado të na votojmë nuk do të marrim aq vota sa të bëjmë ndryshimet Kushtetuese. Dhe patjetër që do të bëhet një gjë që e kemi nisur, do t’i shkojmë deri në fund.", -tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat