Vjedhin naftën nga makinat e TAP, dy security në pranga dhe dy të rinj

Shqipëria

Vjedhin naftën nga makinat e TAP, dy security në pranga dhe dy të rinj

Më: 23 maj 2017 Në ora: 14:04
Ilustrim

Katër persona u arrestuan nga Policia e Korcës, pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur sasi të konsiderueshme nafte në disa mjete të parkuara të cilat kryenin punime për ndërtimin e gazsjellësit TAP.

Dy prej tyre janë punonjës të një shoqërie private sigurimi në Korçë.

Të arrestuarit janë: Migen Kita 34 vjeç, Shkëlzen Gjoni 30 vjeç, të dy banues në Korçë me detyrë punonjës shërbimi në një shoqëri private të ruajtjes e sigurisë fizike për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën, kryer në bashkëpunim ”, dhe Xhuljan Kolaqis 21 vjeç, e Ervin Terolli 32 vjeç, të dy banues në fshatin Zvezdë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.

Ata u konstatuan në krah të aksit rrugor Zëmblak-Zvezdë, ku në bashkëpunim mes tyre u kapën në flagrancë duke vjedhur një sasi të konsiderueshme nafte në disa mjete të parkuara, të cilat kryenin punime për ndërtimin e gazsjellësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat