Rama: Që këtu duhet të shkojnë në burg ca zullumqarë, kjo nuk diskutohet!

Shqipëria

Rama: Që këtu duhet të shkojnë në burg ca zullumqarë, kjo nuk diskutohet!

Më: 23 maj 2017 Në ora: 17:32
Kryeministri Edi Rama

Nga Durrësi, Kryeministri Edi Rama ka lëshuar sërish mesazhe paralajmëruese për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, një ditë pas miratimit të anëtarëve të komisioneve të Vettingut.

Rama është shprehur se me hapjen e rrugës për procesin e vettingut të sistemit të drejtësisë, shumë gjyqtarë e prokurorë do të shkojnë në burg. Zullumqarë i ka cilësuar kryeministri ata të korruptuar, dhe sipas tij, shumë i pret burgu.

Rama ka shtuar se vettingu do të ndajë politikën nga sistemit i drejtësisë, duke argumentuar se procesi do të jetë i suksesshëm falë ndërhyrjes ndërkombëtare, pasi sipas kryeministrit, në Shqipëri... dalin të gjithë kushërinj me njëri tjetrin.

“Që këtu duhet të shkojnë në burg ca zullumqarë kjo nuk diskutohet. Pyetja është pse nuk ka ndodhur kjo në këto vite. Sepse politikanë të korruptuar në pushtet kanë qenë të lidhur me gjyqtarët e prokurorë të korruptuar si mishi me thoin.

Me vetingun, ata nuk do jenë aty më si rezultat i një nderi me politikanë, po do jenë aty si rezultat i një procesi që do ta bëjnë ekspert të pavarur.

Vetingu ndan politikën nga drejtësia dhe gjithë filtrin në sistemin e drejtësisë e bën një proces që monitorohet nga prokurorë dhe gjykatës europianë dhe amerikanë. Pse? Sepse ne të gjithë jemi kushërinj. Po t’i hyjmë dalim kushërinj. Ndërsa me amerikanët dhe europianët e kemi pak më vështirë të dalim kushërinj.”- deklaroi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat