Tërmeti në Shqipëri: Emergjencat japin detajet

Shqipëria

Tërmeti në Shqipëri: Emergjencat japin detajet

Më: 24 maj 2017 Në ora: 14:03
Ilustrim

Së paku 8 qytete të Shqipërisë janë shkundur sot nga një tërmet i fuqishëm. Epiqendra ka qenë midis Burrelit dhe Klosit, ndërsa magnituta plot 4.4 ballë të shkallës Rihter.

Lëkundjet kanë qenë të forta dhe janë ndjerë edhe në lartësi të ulët. Ndërkohë, nga Instituti i Gjeoshkencës bëhet me dije se gjatë gjithë ditës së sotme ka pasur lëkundje të shpeshta tërmetesh në Shqipëri në disa qytete.

Deri me tani jane regjistruar me shume se 7 termete te magnitutave te uleta jo me shume se 2.9.

Emergjenca Civile jep detajet 

Sot, në ora 12:30:59, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=4.4 shkalla Rihter, e përafërt me 5 – 6 Ballë me epiqendër në fshatin Vinjollë, bashkia Mat, 13 km Veriperëndim të Bulqizës dhe 17 km në Juglindje të qytetit Burrel.

Sipas informacioneve të marra nga Njësitë e Qeverisjes Vendore Bulqizë, Burrel, Klos dhe Peshkopi, nuk ka dëme në njerëz dhe banesa.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë lehtë në territoret e qarkut Tiranë, Dibër dhe Elbasan.

Specialistët e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave civile po mbajnë  kontakte të vazhdueshme me të gjitha njësitë e qeverisjes vendore dhe strukturat e Shërbimit të Emergjencave Civile, Policisë dhe Zjarrfikëseve, raporton Panorama, përcjellë Klan Kosova.

TERMETET E DITES SE SOTME
Data: 24/05/2017
Ora: 10:30:59
M=4.4
Place: 13 KM ne Veri-Perendim te Bulqizes. 39 Km Veri-Lindje te Tiranes
41.6° N, 20.16° E
Thellësia: 2 KM

Data: 24/05/2017
Ora: 10:16:22
M=2.9
Place: 10 km VP Bulqizes
41.58° N, 20.2° E
Thellësia: 1 KM

Data: 24/07/2015
Ora: 08:50:40
M=2.3
Place: Vinjoll, Burrel
41.58° N, 20.17° E
Thellësia: 1 KM

Data: 24/05/2017
Ora: 08:04:50
M=2.5
Place: 6 km VL Bulqize
41.52° N, 20.27° E
Thellësia: 19 KM

Data: 24/05/2017
Ora: 06:39:10
M=2.3
Place: 9 km JL Vinjoll, Burrel
41.54° N, 20.22° E
Thellësia: 7 KM

Data: 24/05/2017
Ora: 06:08:00
M=2.2
Place: Vinjoll, Burrel
41.6° N, 20.18° E
Thellësia: 1 KM

Data: 24/05/2017
Ora: 02:17:24
M=2
Place: 10km P Ballsh.
40.62° N, 19.87° E
Thellësia: 2.5 KM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat