Ekzekutimi i dyfishtë në Vlorë, Sali Berisha bën deklaratën e papritur!

Shqipëria

Ekzekutimi i dyfishtë në Vlorë, Sali Berisha bën deklaratën e papritur!

Më: 24 maj 2017 Në ora: 22:18
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar për atentatin mafioz në Vlorë ku humbën jetën dy persona, pronari i televizionit lokal Erven Hyseni dhe drejtori i OSHEE Vlorë, Roland Saliu.

Në një status në facebook, Berisha shkruan se ky është narko-shteti i Noriegës, duke iu referuar Kryeministrit Edi Rama.  Berisha sjell në vëmendje edhe sasi prej rreth 1 ton që u kap mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar.

Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha: 

Tronditet Vlora!

Bilanci i sotem i narko-shtetit te Norieges: 

– ekzekutohen ne Sheshin e Flamurit ne nje atentat mafioz, drejtori i OSHEE dhe pronari i nje televizioni lokal.

– ekzekutoret, sipas rregullit ikin ne drejtim te panjohur.

– Kapet dhe nje ton kanabis! 

Te bashkohemi te gjithe kunder narko-shtetit te Norieges! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat