Meta zbardh detaje nga takimet me Berishën dhe Bashën

Shqipëria

Meta zbardh detaje nga takimet me Berishën dhe Bashën

Më: 24 maj 2017 Në ora: 22:40
Lulzim Basha - Edi Rama

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, duke folur tek Studio e Hapur për Berishën, theksoi se, “Unë dhe doktori kemi të dy një pikë të fortë që e mbajmë fjalën. Edhe simpatine nuk e fsheh dot. S’kishim asnjë arsye pse të bisedonim me marrëveshjen, thelbi I saj ishte përfshirja e opozitës në zgjedhje. Sigurisht kam pasur komunikimet e mia qoftë me Bashën qoftë me Berishën, qoftë si  President i ardhshëm, qoftë si Kryetar I Kuvendit. Vazhdimisht më është kërkuar që të jap mesazhet e duhura që qoftë Berishës dhe Bashës, pasi të huajt e dinë dobësinë që kam për doktorin. I kam bërë të qartë për garancitë që kërkon opozita dhe ato që mbështet LSI, si lufta kundër drogës.

“Ne nuk kemi bojkotuar kurrë zgjedhje dhe u regjistruam, por zgjedhjet nuk u bënë pa opozitën. Nëse ne nuk do të regjistroheshim do të kishim përshkallëzim të krizës, do të kishim përshtjellim të krizës, qoftë edhe acarim nga zoti Rama. Kemi qenë në një qëndrim shumë të ndershëm dhe konstruktiv si me PD ashtu edhe me PS. Ia kemi bërë të qartë se zgjedhje përtej 9 shtatorit s’mund të kishte. Nuk mund të zgjatej mandate I parlamentit përtej këtij afati. Votim elektronik nuk mund të realizohej pasi s’kishte kohë. Kryeministri mund të largohej vetëm me dorëheqje. Pra ia kemi bërë të qarta qëndrimet tona, edhe kur kemi mbështetur qëndrimin e opozitës ndaj kanabizimit të vendit. Nuk i dhamë besën PD se nuk do të hynim në zgjedhje, kemi thënë që s’mund të ketë zgjedhje pa opozitën”, tha Meta .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat