Drejtori i OSHEE-së u vra aksidentalisht, ja kush ishte shënjestra

Shqipëria

Drejtori i OSHEE-së u vra aksidentalisht, ja kush ishte shënjestra

Më: 25 maj 2017 Në ora: 07:51
Atentati në Vlorë

Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Vlorë, Roland Saliu si dhe Erven Hyseni, pronar i një televizioni lokal, kanë gjetur vdekjen nga breshëritë e kallashnikovit në Vlorë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, jashtë ambienteve të një lokali, ku persona ende të paidentifikuar kanë shtënë me kallashnikov.

Dyshohet se objektiv i atentatit ka qënë Erven Hyseni. Së bashku me drejtorin e OSHEE-së, kanë qënë të ulur në të njëjtën tavolinë.

Burime ende të pakonfirmuara thonë se Roland Saliu, drejtori i OSHEE-së për Vlorën mbeti i vrarë aksidentalisht nga breshëritë e kallashnikovit. Më tej, vrasësit janë larguar në drejtim të Panajasë, ku kanë braktisur makinën e djegur.

Duket se ngjarja është për larje hesapesh, pasi Erven Hyseni është i afërm i një prej viktimave të “Masakrës së Çoles”. Mësohet se Hyseni është i afërm i Akil Rakipit, i cili u vra në “Masakrën e Çoles”, në 2015.

Image
Erven Hyseni
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat