Rama “këshillon” presidentin e ri francez

Shqipëria

Rama “këshillon” presidentin e ri francez

Më: 25 maj 2017 Në ora: 17:17
Edi Rama dhe Emmanuel Macron

Në Samitin e NATO-s në Bruksel, kryeministri Edi Rama është fotografuar duke biseduar edhe me presidentin e ri francez, Emmanuel Macron.

Rama është fotografuar duke e “këshilluar” Macron, ndërkohë që ky i fundit buzëqesh.

Kryeministri shqiptar doli publikisht në mbështetje të Macron, gjatë betejës së këtij të fundit me Le Pen.

Rama ndërkohë kishte marrëdhënie shumë të mira edhe më paraardhësin e Macron, Francois Hollande, ndërkohë që Franca e nderoi atë pak javë më parë, me titullin më të lartë kombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat